Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rëndë”, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë. Procedurat hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kompetent”, tha ai.

