Friday, August 28, 2026
HomeLajmeKosovëAktivistet protestojnë, kërkohet trajtim urgjent i rasteve të dhunës ndaj grave

Aktivistet protestojnë, kërkohet trajtim urgjent i rasteve të dhunës ndaj grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar në Prishtinë, duke kërkuar që vrasjet e grave dhe dhuna me bazë gjinore të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Protesta u zhvillua pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosovë, ndërsa protestueset kërkuan nga institucionet ndërmarrjen e masave konkrete dhe garantimin e mbrojtjes më të madhe për gratë që përballen me dhunë.

Aktivistja Qëndresa Hyseni ka renditur disa nga kërkesat e tyre, për të cilat, sipas saj, institucionet duhet të veprojnë me urgjencë.

“Trajtimin e sigurisë së grave si çështje me urgjencë kombëtare dhe si aspekt kyç të sigurisë publike. Ne kërkojmë që kjo qeveri të krijojë një njësi të specializuar për parandalimin e femicidit në nivel ministror; përgjegjësi institucionale dhe funksionalizim të mirëfilltë të zinxhirit institucional që parandalon femicidin, duke përfshirë këtu qendrat për punë sociale; mirëfinancim të politikave sociale që zbehin pabarazitë gjinore dhe ekonomike që i mbajnë gratë në dhunë; kodifikim të femicidit si vepër e veçantë penale; si dhe edukim gjithëpërfshirës në sistemin arsimor që targeton maskulinitetin toksik dhe riformëson marrëdhëniet gjinore mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë”, ka thënë Hyseni.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram