Friday, August 28, 2026
HomeSportFlaka Loxha në gjysmëfinale, eliminohen Dardan Cena dhe Akil Gjakova

Flaka Loxha në gjysmëfinale, eliminohen Dardan Cena dhe Akil Gjakova

Flaka Loxha u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë -57, pas fitores ndaj Michela Terranova, në garën e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Xhudistja jonë është një fitore larg medaljes.

Dueli mes dy garueseve ishte i luftuar dhe përfundoi në “Golden Score”, pasi asnjëra nuk arriti ta mbyllte ndeshjen në kohën e rregullt. Loxha arriti të triumfojë në fund me “yuko” dhe të sigurojë fitoren.

Ndërkohë, në çerekfinale janë eliminuar dy xhudistët kosovarë, Dardan Cena në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Loxha me këtë fitore vazhdon garimin e saj në “Taranto 2026”, ndërsa Cena dhe Gjakova e përfundojnë paraqitjen e tyre në këtë garë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram