Tuesday, September 22, 2026
HomeLajmeKosovëÇeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se reforma në arsim duhet të përshpejtohet dhe se për arritjen e synimeve për një arsim cilësor nevojitet bashkëpunim i të gjithë akterëve.

Pas një takimi me përfaqësues të institucioneve arsimore, sindikatave, universiteteve, prindërve, studentëve dhe nxënësve, Çeku tha se është arritur dakordim për veprim të përbashkët në procesin e reformimit të sistemit arsimor.

Sipas tij, aktualisht është duke u hartuar Strategjia e re e Arsimit 2035+, e cila synon të garantojë arsim cilësor nga fëmijëria e hershme deri në universitet, duke zhvilluar njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për zhvillimin e vendit.

Në takim janë diskutuar edhe çështje që lidhen me fillimin e vitit të ri shkollor, kurrikulën e edukimit në fëmijërinë e hershme, rishikimin e teksteve shkollore dhe profilizimin e universiteteve.

Çeku ka bërë të ditur se takimet e këtij formati do të vazhdojnë rregullisht, me qëllim të koordinimit të mëtejshëm për reformat në arsim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram