Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret Donjeta Sadikun: Fitoren në Taranto 2026 do ta mbajmë mend...

Kurti pret Donjeta Sadikun: Fitoren në Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij boksieren Donjeta Sadiku, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

“Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike”, ka shkruar Kurti pas takimit me Sadikun.

Kurti ka bërë të ditur se boksierja ia ka dedikuar medaljen e artë Kosovës, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e saj në sportin e boksit.

“Nga Taranto, Donjetën e mirëprita sot në zyrën time. Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit”, ka shkruar ai.

Në takim ishte edhe trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka. Sipas Kurtit, Sadiku dhe trajnerja e saj tashmë po përgatiten për Kampionatin Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, të cilat do të organizohen në Kosovë.

Kurti ka shprehur krenarinë e tij për sukseset e sportistëve kosovarë, duke theksuar se tashmë është krenar edhe me boksin e Kosovës, përveç xhudos.

“Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram