Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeKosovëMatura Shtetërore në 55 qendra, 18 kandidatë përjashtohen

Matura Shtetërore në 55 qendra, 18 kandidatë përjashtohen

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të Ministrisë, për këtë afat përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë. Pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 kandidatë.

Provimi ka nisur në orën 10:00, në përputhje me planifikimin dhe procedurat e përcaktuara për administrimin e Maturës Shtetërore.

Gjatë zhvillimit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi pasi janë kapur me telefona, duke shkelur rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e procesit të testimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka falënderuar komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Provimi i Maturës Shtetërore është një nga proceset kryesore të vlerësimit të nxënësve për përfundimin e arsimit të mesëm dhe për vazhdimin e arsimimit të tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram