Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëMaqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë, e organizuar në kuadër të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Gjatë ceremonisë kanë diplomuar edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses studimet ushtarake në këtë akademi.

Maqedonci ka bërë të ditur se me këtë rast është takuar edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ua ka përcjellë urimet për Ditën e Fitores.

Ai ka përgëzuar pesë kadetët nga Kosova për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e arritur, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.

Maqedonci ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme, ndërsa bashkëpunimi në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove të reja ushtarake mbetet një nga shembujt konkretë të këtij partneriteti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram