Tuesday, September 1, 2026
HomeSportIslam Selmani fiton medaljen e artë në Taranto, medalja e shtatë për...

Islam Selmani fiton medaljen e artë në Taranto, medalja e shtatë për Kosovën

Karateisti kosovar, Islam Selmani, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Selmani triumfoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, pasi në finale mposhti karateistin turk, Burak Ozdemir, me rezultat 1:0. Lufta ishte e fortë, ndërsa kosovari realizoi pikën e vetme të finales.

21-vjeçari e nisi ditën me fitore 2:0 ndaj francezit Sami Tas. Në çerekfinale, ai mposhti qipriotin Andreas Gavriel, i cili ishte duke udhëhequr, por u diskualifikua.

Në gjysmëfinale, Selmani ishte bindës ndaj grekut të suksesshëm Christos Xenos, të cilin e mposhti 11:5.

Kjo është medalja e shtatë e Kosovës në Taranto, ndërsa e dyta e artë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram