Tuesday, September 1, 2026
HomeLajmeKosovëZulfaj në Bled: Kosova synon statusin kandidat në BE

Zulfaj në Bled: Kosova synon statusin kandidat në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka marrë pjesë në mëngjesin e punës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj ka bërë të ditur se takimi është organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovenisë, Tone Kajzer, ku kanë marrë pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme dhe të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

“Diskutuam për procesin e anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet me interes të përbashkët për rajonin. Theksova prioritetin tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Zulfaj.

Sipas tij, Republika e Kosovës ka dëshmuar avancim në demokraci, fuqizim të sundimit të ligjit dhe zhvillim ekonomik, është plotësisht e linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe mbetet e palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave evropiane të mishëruara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

“Avancimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE është në interes të BE-së dhe të rajonit. Do të bashkëpunojmë me Slloveninë për të avancuar anëtarësimin tonë në BE”, shtoi Zulfaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram