Wednesday, September 2, 2026
HomeLajmeKosovëNis ekzekutimi i subvencioneve për mbi 13 mijë prindër

Nis ekzekutimi i subvencioneve për mbi 13 mijë prindër

Ministria e Arsimit ka njoftuar se sot gjatë ditës pritet të behet ekzekutimi i më shumë se 13  mijë prindërve të cilët ende nuk kanë pranuar mjetet financiare në llogaritë e tyre. Ndërkaq, njohës të  fushës së arsimit po vlerësojnë se vonesat në subvencionimin dhe sigurimin e teksteve  kanë ardhur si pasojë e negocimit të  çmimeve.

Viti shkollor ka filluar, por ende mijëra prindër nuk kanë pranuar në llogaritë e tyre mjetet financiare të subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore.

Ndërkohë sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit sot pritet të behët ekzekutimi i mjeteve financiare për  më shumë se 13 mijë prindër. Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillim Profesional dhe Trajnim, Osman Beka i tha Radio Kosovës së subvencionimi i prindërve behët pas verifikimit të listave të nxënësve nga shkollat.

“Faktikisht Ministria e Financave është dashtë me i  ekzekutua mjetet sot, sepse ne i kemi dërguar mbrëmë listat. Sot në mëngjes kemi komunikuar me ta dhe na kanë  bërë me dije që i kanë në proces dhe besoj i kanë ekzekutua sot”, tha Beka.

“Diku janë 13 mijë 459 nxënës të  cilat janë verifikuar nga shkollat  dhe që do të subvencionohen në këtë fazë”,shtoi ai.

E njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë së ka disa arsye pse janë shkaktuar vonesat në sigurimin e teksteve dhe subvencionimin e e prindërve.

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës se negocimi i çmimit të teksteve shkollore ka ndikuar në vonesat e krijuara.

“Këtë vit përgatitjet kanë filluar më herët, si përzgjedhja e teksteve në shkolla, mirëpo megjithatë ky negocimi i vonuar i çmimit të teksteve ka ndikuar pak në vonesat e krijuara dhe që sot mos jenë tekstet në shkollë “,  tha Rexhaj.

Sipas tij, MASHT po e vazhdon shprehinë e vonesës.

“Fatkeqësisht, shpresoja që këtë vit do të fillojmë mirë, po ja që, si duket, do të ketë vonesa ende”, tha ai.

Po ashtu, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se afati i aplikimit për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor nga  klasat 1–9 është i hapur deri me 5 shtator.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram