Wednesday, September 2, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Kosovës, Anne-Lise Cattin Hennin.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu i uroi ambasadores Cattin Hennin mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të forcohen edhe më tej.

 “Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës së Kosovës në Zvicër në afrimin e dy vendeve.

“Një vend të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e ka mërgata jonë atje, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve”, u shpreh Haxhiu.

U.D. presidentja Haxhiu e siguroi ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e saj të plotë në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram