Friday, September 4, 2026
HomeLajmeSerbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mladiç

Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mladiç

Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mladić, i cili vdiq në burgun e Hagës, është marr dhe duhet të mbërrijë në Serbi në orët e vona të pasdites.Këtë e konfirmoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se në ditët në vijim familja duhet të njoftojë detajet e asaj që dëshiron në lidhje me organizimin e funeralit dhe procedurat e tjera.

“Mendoj se familja do të dërgojë një njoftim, por për aq sa di unë, trupi është marrë dhe duhet të mbërrijë në Serbi në fund të pasdites. Mendoj se djali i tij, Darko, do t’i informojë të gjithë për atë që dëshiron familja në ditët në vijim”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se shërbimet shtetërore serbe do t’i ofrojnë familjes mbështetje logjistike dhe transporti, por gjithashtu do të marrin masa për të siguruar rendin publik, paqen dhe sigurinë.

“Ne do të jemi atje për të ofruar të gjitha llojet e mbështetjes logjistike dhe transportit për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë. Është shumë e vështirë të sigurohet dhe garantohet siguria për të gjithë”, tha Presidenti i Serbisë.

Sipas tij, vlerësimet e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë tregojnë për praninë e mundshme të dhjetëra mijëra njerëzve.

“Do të jetë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh vlerësimet e BIA-s dhe agjencisë ushtarake, MUP-it, të cilat janë të pranishme me dhjetëra mijëra, kështu që ne duhet të sigurojmë gjithçka. Një punë e vështirë është përpara shërbimeve tona dhe ne do të përdorim gjithçka për ta siguruar atë”, tha Vuçiç.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram