Tuesday, October 6, 2026
HomeLajmeKosovëTre aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24...

Tre aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë janë shënuar tre aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 32 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2391 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 23 persona, ndërsa 13 i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje dënimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram