Saturday, September 5, 2026
HomeLajmeOrë tejet kritike për Himarën.  Çipa: Reagoni sa me pare!(Video)

Orë tejet kritike për Himarën.  Çipa: Reagoni sa me pare!(Video)

Orë kritike për Himarën. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke.Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, ku po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve.

Forcat në terren po përqendrohen në mbrojtjen e banesave dhe pronave pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Ka reaguar edhe gazetari dhe publicisti Aleksander Cipa ne nje postim. “Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa flakët po afrohen me shpejtësi drejt qytetit.Zjarri në Himarë është një përbindësh që po shkrumbon shtëpi dhe sipërfaqe pa fund!

Reagoni sa më parë!!!!

Po digjen shtëpi dhe prona! Lutem, ndihmoni sa më parë me mjete dhe forca!!!!

https://www.facebook.com/aferdita.duka.9/videos/1084954087727797

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram