Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve në Serbi për t’i dhënë nderime shtetërore ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.
Në një postim në rrjetin social X, Roth ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e kriminelit të luftës.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja një kriminel lufte të dënuar, njeriun përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, të merrte nderime shtetërore në Beograd. Kjo tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi për të cilin Ballkani Perëndimor ka kaq shumë nevojë”, shkroi Roth.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për serbët që, sipas tij, kanë dalë publikisht kundër këtij veprimi.

