Një person është arrestuar në Muçibabë të Gjilanit, pasi është ndaluar duke drejtuar një automjet në të cilin ndodheshin 11 migrantë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:20, në rrugën “Pasion – Muçibabë”.
I dyshuari është ndaluar nga Policia, ndërsa për rastin është njoftuar njësiti për Migrim. Me vendim të prokurorit, automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në Terminalin Doganor.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”.

