Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë, të dyshuar për vjedhje të rëndë në një objekt fetar në Lipjan.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 14:05. Dy të dyshuarit, meshkuj, dyshohet se kanë hyrë në një xhami dhe, duke përdorur një mjet të fortë, kanë hapur arkën e bamirësisë, prej nga kanë vjedhur një shumë parash.
Pas hetimeve policore, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar.
Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

