Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:50, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave. I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e plagosur atë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është larguar dhe ndodhet në arrati. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

