Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeKosovëKFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës

Përfaqësuesit e KFOR-it dhe Islandës kanë nënshkruar një zgjatje të marrëveshjes në Reykjavik, duke vazhduar bashkëpunimin e tyre për hapësirën ajrore mbi Kosovë deri më 31 dhjetor 2028.

“Marrëveshja siguron vazhdimin e partneritetit ndërmjet KFOR-it dhe Qeverisë së Islandës, përmes Autoritetit Islandez të Transportit (ICETRA), me qëllim lehtësimin e hapjes së linjave të reja komerciale në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Marrëveshja e re bazohet në bashkëpunimin e gjatë ndërmjet KFOR-it dhe Islandës dhe kontribuon në përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar përdorimin e sigurt dhe efikas të hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram