Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku pret delegacionin amerikan prej 14 anëtarësh

Abdixhiku pret delegacionin amerikan prej 14 anëtarësh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim një delegacion prej 14 anëtarësh nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Atlantic Council.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, perspektivën euroatlantike të vendit dhe zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, si një prej shtyllave kryesore të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës. Ai vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në historinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke nënvizuar nevojën për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

“Po ashtu u diskutua edhe për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, si dhe për rëndësinë e një angazhimi të qëndrueshëm amerikan në forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, njofton LDK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram