Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmePicula: Është koha për masa më të ashpra ndaj regjimit në Serbi

Picula: Është koha për masa më të ashpra ndaj regjimit në Serbi

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha se Serbia e zgjedh vetë rrugën e saj, por nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të heqë dorë nga revizionizmi historik.

Pas varrimit të Ratko Mlladiqit, ai tha se BE-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj autoriteteve në Beograd, duke paralajmëruar se hapësira për diplomaci po ngushtohet.

Tonino Picula vlerësoi se varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar përfundimisht për gjenocid, duhet të shënojë një pikë kthese në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Varrimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, duhet me të vërtetë të ndryshojë rrënjësisht politikën e gjatë të tolerimit të Aleksandar Vuçiqit nga ana e Bashkimit Evropian. Kjo vlen veçanërisht për Komisionin Evropian, i cili deri tani ka qenë shumë dashamirës, si dhe për disa shtete anëtare me ndikim të madh”, tha për HRT, Picula.

Ai theksoi se ngjarjet në Beograd nuk janë arsyeja e vetme për të cilën pret ndryshim të politikës evropiane. Picula përmendi edhe vizitën e Vuçiqit vitin e kaluar në Moskë, ku mori pjesë në paradën ushtarake, rastin e Banjskës në veri të Kosovës, ligjet për të cilat pretendon se cenojnë pavarësinë e prokurorisë, si dhe shkeljen e standardeve demokratike pas tragjedisë në Novi Sad.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram