Shtatë deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk kanë qenë fizikisht të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mërkurën. Ndërkohë, kanë munguar edhe deputetët e Aleancës, për të cilët një ditë më herët njoftoi kryetari i këtij subjekti politik, Ardian Gjini.
Nga LDK-ja munguan deputetët Doarsa Kica-Xhelili dhe Janina Ymeri.
Ndërsa nga PDK-ja nuk ishin të pranishëm fizikisht Arian Tahiri, Altin Krasniqi, Eman Rrahmani, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Seanca konstituive e Kuvendit, e cila u ndërpre të mërkurën, e ku u zgjodh vetëm kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pritet të vazhdojë të premten,

