Sunday, October 4, 2026
HomeLajmeKosovëBastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një revole dhe 40 fishekë

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një revole dhe 40 fishekë

Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas Policisë së Kosovës, bastisjet janë kryer më 9 shtator ndërsa rasti lidhet me një ngjarje të raportuar më 12 qershor 2025 në rrugën “Skënder Luarasi” në Prishtinë.

 Nën dyshim janë tre persona kurse gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

Tre të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente. Pas konsultimit me prokurorin, ata janë liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram