Sunday, October 4, 2026
HomeLajmeKosovëZjarri përfshin Parkun “Sharri”, ekipet në terren për të parandaluar përhapjen

Zjarri përfshin Parkun “Sharri”, ekipet në terren për të parandaluar përhapjen

Një zjarr ka shpërthyer në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, në zonën nën majën e Vrtopit, në një lartësi prej rreth 2 mijë e 500 metrash mbi nivelin e detit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ekipet përgjegjëse kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masat e nevojshme për kontrollin e zjarrit.

Në vendngjarje janë angazhuar Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë, Policia e Kosovës, përfaqësues të Parkut Kombëtar “Sharri”, si dhe Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thepisur dhe i paarritshëm, ndaj institucionet po bashkëpunojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Për monitorimin e zonës është aktivizuar edhe një ekip me dronë, përmes të cilëve po përcillet gjendja në terren dhe po ndihmohet koordinimi i veprimeve.

Totaj ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura.

“Një sjellje e papërgjegjshme rrezikon natyrën, pyjet, jetën dhe pasurinë e banorëve, ndërsa një veprim i tillë është edhe i dënueshëm”, ka deklaruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram