Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Hamza tha se, sipas PDK-së, afatet kushtetuese për përfundimin e procedurave kanë skaduar më 7 gusht dhe se ato nuk po respektohen.
Ai theksoi se PDK-ja, nga sot, nuk sheh arsye për të vazhduar pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit.
“Prej sot, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ne do ta referojmë, do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.
Hamza tha se PDK-ja është e bindur se afatet kushtetuese kanë përfunduar dhe se janë tejkaluar edhe afatet e interpretuara më herët nga institucionet.
Sipas tij, po ashtu nuk po respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit, për të cilin ai tha se kërkohet konsensus.
“Nuk ka konsensus. Ne e patë me qëllim të konstituimit të Kuvendit, e votuam të propozuarin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata nuk e kanë propozuar kandidaten”, theksoi Hamza.

