Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëTKZ i bashkohen marshit në mbështetje të vlerave të UÇK-së

TKZ i bashkohen marshit në mbështetje të vlerave të UÇK-së

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), ka njoftuar se do t’i bashkohet marshit që do të mbahet të premten, më 12 shtator, në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, TKZ u ka bërë thirrje anëtarëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Çlirimtarët do të kthehen në atdhe, sepse ata janë heronjtë tanë!”, thuhet në komunikatën e tifozëve.

Nga TKZ kanë deklaruar se pjesëmarrja në këtë marsh lidhet me, siç kanë thënë, mbrojtjen e vlerave dhe sakrificës mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Marshi do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa Tifozat Kuq e Zi kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram