Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Përmes një postimi të publikuar, Maqedonci ka theksuar se qëndron në mbështetje të luftës së UÇK-së, të cilën e ka cilësuar si të drejtë.
“Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë dhe në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

