Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëRama: Gjykimi në Hagë po shkon drejt fundit, Thaçi do të triumfojë

Rama: Gjykimi në Hagë po shkon drejt fundit, Thaçi do të triumfojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një reagim të bërë në ditën kur në Prishtinë zhvillohet “Marshi për Liri”, Rama ka shprehur bindjen se Thaçi do të dalë fitues nga ky proces, duke e lidhur atë me përvojën e Kosovës në rrugën drejt lirisë.

Sipas Ramës, procesi gjyqësor në Hagë është në fazën përfundimtare dhe, siç ka shkruar ai, “mund të pritet gjithçka” nga ata që i konsideron përgjegjës për këtë proces.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj”, ka shkruar

Rama, duke shtuar se liria e Thaçit nuk mund të merret nga askush.

Ai ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të Thaçit se liria nuk mund t’i merret askujt, pavarësisht vendit apo rrethanave.

Rama më tej ka bërë një paralele mes Thaçit dhe Kosovës, duke thënë se, ashtu si Kosova triumfoi duke besuar në liri, edhe ish-presidenti do të triumfojë përmes së vërtetës.

“Siç Kosova triumfoi duke besuar te liria, edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se vitet e kaluara në paraburgim, sipas tij, vetëm sa e kanë forcuar këtë bindje, ndërsa ka përmendur edhe mbështetjen e shqiptarëve për Thaçin.

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur në Prishtinë po zhvillohet “Marshi për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram