Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Do ta votojmë Çitakun, tani Qeveria dhe presidenti

Kurti: Do ta votojmë Çitakun, tani Qeveria dhe presidenti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas seancës së sotme, duke e cilësuar pozitiv konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje për ta votuar Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.

“Mbrëmë kemi pasur një mbledhje të vështirë të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën me shumicë votash kemi marrë vendim për t’i votuar kandidatët për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e PDK-së së LDK-së, përkatësisht zonjën Vlora Çitaku dhe zotëri Kujtim Shalen. Shpresojmë që ky konstruktivitet i yni do të reflektojë edhe tek pjesëmarrja në votim dhe vota qoftë edhe kundër për president, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje të reja. U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, ka thënë ai.

Kurti e ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se legjislatura e 11-të u konstituua rreth tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

“Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit. Pra, përafërsisht 3 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e 11-të. Ndërkaq, ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur 8 muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga 8 muaj tash e kishim 3 muaj, natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve se megjithatë është një e arritur e cila tash duhet të vazhdojë me formim qeverie dhe me zgjedhje të presidentit, për çfarë e kemi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram