Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëRamadani: Premtime të vjetra, qeveri e re

Ramadani: Premtime të vjetra, qeveri e re

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Kurti 4, duke kritikuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar dhe programin e prezantuar nga kryeministri Albin Kurti.

Ramadani ka thënë se, sipas tij, qeveria e re nuk sjell ndryshime të rëndësishme në krahasim me mandatet e kaluara, ndërsa ka vlerësuar se edhe premtimet e kryeministrit kanë mbetur pothuajse të njëjta që nga viti 2021.

“Vet i 21-ti në kolltuqe qeveritare, Kurti sot e tha qartë edhe vet se ekspozeja është e njëjta, sikurse që ka qenë. Vërtetë janë premtimet e njëjta pothuajse 100% që nga viti 2021. Pra, s’ka lëvizur gjë që nga ajo kohë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar edhe përbërjen e kabinetit, duke thënë se nuk sheh risi as në përmbajtjen e programit dhe as në ekipin qeveritar.

“Sipas tij, nuk kishte asgjë të re as në përmbajtje dhe as në ekip, sepse sipas tij, përsëritja e fjalëve është krejt çka po ndodh që sa vite”, thuhet në reagimin e tij.

Në fund, Ramadani ka shprehur qëndrimin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së re.

“Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë! Fjalë dhe vetëm fjalë!”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram