Monday, September 14, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasada amerikane paralajmëron për protesta të mërkurën në Kosovë

Ambasada amerikane paralajmëron për protesta të mërkurën në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për demonstrata të planifikuara të mërkurën, më 16 shtator, në Prishtinë dhe qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thotë se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të konsiderueshme të trafikut.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të mëdha në Kosovë. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të rënda të trafikut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të lexojnë sinjalizimin e plotë dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjes në këto zona.

Njoftimi i Ambasadës amerikane vjen në prag të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram