Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar procesi i paraqitjes së deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pas përgjigjeve dhe komenteve të palëve gjatë seancës së sotme, deklaratat përmbyllëse përfunduan dhe gjykatësi Gosnell e deklaroi të mbyllur gjykimin kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit në bazë të rregullës 136 të Rregullores së DHSK-së.
Data për shqiptimin e Aktgjykimit do të shpallet më vonë.

