Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e formimit të Qeverisë “Kurti 4”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se kjo parti do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çdo vendim që nxirret nga Kuvendi dhe Qeveria, pasi, sipas tij, Kuvendi aktual nuk ka legjitimitet.
Tahiri ka kundërshtuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, duke argumentuar se vendimet e marra në këtë proces duhet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

