Tuesday, September 15, 2026
HomepafilterSelf: Shpresoj të mos ketë paragjykime politike në verdiktin e Hagës

Self: Shpresoj të mos ketë paragjykime politike në verdiktin e Hagës

Kongresisti amerikan nga radhët e republikanëve, Keith Self ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm të paragjykimeve politike në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Një temë e vazhdueshme që duket se po del në pah nga Haga është lejimi i ndikimit të paragjykimeve politike në vendimmarrjen e saj. Shpresoj që njëanshmëria e tillë të mos shfaqet këtë javë, kur pritet të shpallet vendimi në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe tre shqiptarëve të tjerë, të cilët luftuan për pavarësinë pas viteve të tëra të shtypjes serbe”, ka shkruar kongresisti amerikan në platformën X.

Ai tutje ka thënë se Ballkani është një fuçi baruti, një rajon ku regjimet shtypëse nuk do të dëshironin asgjë më shumë sesa të nxisnin përçarjen, në vend që të punonin për pajtimin.

Reagimi i kongresistit amerikan, Keith Self vjen vetëm një ditë para shpalljes së verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram