Policia në Pejë ka shqiptuar dy gjoba ndaj shoferëve të autobusëve, pasi ata janë evidentuar duke përdorur shiritin e kundërt të qarkullimit.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur më 11 shtator në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë. Shkeljet janë evidentuar përmes videoincizimeve të pranuara nga Policia.
Në të dyja rastet, Policia ka ftuar menjëherë shoferët e autobusëve dhe ndaj tyre janë shqiptuar nga 150 euro gjobë dhe nga një pikë negative.
Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

