Sot në vendin do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa në disa zona vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi të lehtë deri mesatare.
Në përgjithësi, gjatë ditës priten periudha me diell, të shoqëruara me vranësira të herëpashershme dhe reshje lokale shiu.

