Sunday, September 20, 2026
HomeLajmeKosovëKryeministri kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit të Kosovës në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shënon një moment jetik për diplomacinë tonë në një kohë sfidash të mëdha. Përveç takimeve bilaterale me liderë botërorë, kryeministri Albin Kurti po e shfrytëzon këtë platformë për të përçuar porosi të fuqishme sa u përket zhvillimeve të fundit në vend.

Nga Shtetet e Bashkuara, kreu i ekzekutivit ka kërkuar një strategji të përbashkët shtetërore për të mbrojtur të vërtetën historike të UÇK-së pas vendimit të fundit të Hagës.

Prania e delegacionit të Kosovës në Sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shënon një stacion kyç për pozicionimin diplomatik të vendit përballë sfidave të reja gjeopolitike. Në këtë forum madhor botëror, Kosova synon jo vetëm fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes takimeve bilaterale, por edhe mbrojtjen e narrativës së saj historike.

Nga Nju-Jorku, kryeministri Albin Kurti ka reaguar zyrtarisht ndaj aktgjykimit të fundit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si të padrejtë moralisht e juridikisht, dhe të pasaktë historikisht. Kurti ka potencuar nevojën urgjente për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me qëllim që të koordinohet mbrojtja në shkallën e Apelit dhe të ndalet, siç tha ai, përpjekja për kriminalizimin e luftës së UÇK-së në rrafshin diplomatik.

Përveç kësaj beteje për të kaluarën, kryeministri ka ndarë edhe një zhvillim të rëndësishëm lidhur me personat e zhdukur. Komisioni Qeveritar ka pranuar rezultatet e para të ADN-së që konfirmojnë identitetin e tri viktimave shqiptare të zhdukura nga forcat serbe në vitin 1999 në zonën e Zubin Potokut.

Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, e cila nis nesër, agjenda e delegacionit kosovar do të jetë e ngjeshur me takime me liderë botërorë dhe diplomatë të lartë, për të shtyrë përpara interesat strategjike dhe njohjet e reja. Këtë ofensivë diplomatike, kreu i ekzekutivit e ka nisur duke u takuar me mërgatën.

Gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Shqiptar në Staten Island dhe në bashkëbisedimet në Bronx, Kurti vlerësoi diasporën shqiptaro-amerikane si urën më të fuqishme të shtetit të Kosovës me Uashingtonin zyrtar, duke rikujtuar se integrimi në shoqërinë amerikane nuk nënkupton tjetërsimin e identitetit kombëtar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram