Sunday, September 20, 2026
HomeLajmeKosovëProtestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjithsej 81 vjet burgim.

Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin austriak, duke mbajtur flamuj kombëtarë kuqezi dhe flamuj me logon e UÇK-së, si dhe parulla me mbishkrimet “Liria Ka Emër”, “Liri për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, për krime lufte.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera, përfshirë Nju Jorkun, Kanadanë, Zvicrën dhe Gjermaninë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram