Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëGjeneral Jashari uron Breuer, kryetarin e ri të Komitetin Ushtarak të NATO-s

Gjeneral Jashari uron Breuer, kryetarin e ri të Komitetin Ushtarak të NATO-s

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari ka uruar gjeneralin Carsten Breuer, me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Jashari ka vlerësuar se ky emërim përbën përgjegjësi të rëndësishme për të kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në realizimin e objektivave strategjike dhe në procesin e përafrimit të Republikës së Kosovës me NATO-n.

“Pranimi i kësaj detyre në një periudhë veçanërisht të ndjeshme për Aleancën përbën një mundësi të rëndësishme që, përmes vizionit dhe përvojës së tij, të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit, ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe mbështetjen e përpjekjeve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Republikën e Kosovës. Përvoja dhe njohja e drejtpërdrejtë e rajonit dhe e zhvillimeve në Kosovë, përfshirë shërbimin dhe vizitat e tij të mëparshme në vendin tonë, përbëjnë një bazë të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit drejt arritjes së synimeve tona”, vazhdon njoftimi i FSK-së.

Gjeneral Jashari i uroi Gjeneralit Breuer suksese në ushtrimin e kësaj detyre, punë të mbarë dhe rezultate të rëndësishme gjatë mandatit të tij, të cilin pritet ta fillojë në verën e vitit 2027.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram