Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina dhe UNICEF-i me memorandum për forcimin e shërbimeve për fëmijët

Prishtina dhe UNICEF-i me memorandum për forcimin e shërbimeve për fëmijët

Komuna e Prishtinës dhe UNICEF-i kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e planifikimit, buxhetimit dhe shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve më të cenueshëm.

Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Sipas Komunës së Prishtinës, ky partneritet konkretizon angazhimin e përbashkët për një Prishtinë që kujdeset për çdo fëmijë.

“Përmes këtij partneriteti do të forcohen planifikimi, buxhetimi dhe shërbimet në arsim, shëndetësi e mbrojtje sociale, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve më të cenueshëm”, thuhet në njoftim. “Fëmijët në qendër të politikave tona”, theksohet mes tjerash.  

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram