Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka pranuar se Dardanët nuk zhvilluan ndeshjen e tyre më të mirë në humbjen 3-1 ndaj Austrisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Foda tha se skuadra e nisi mirë takimin, por pati probleme në fazën e mbrojtjes, veçanërisht pas golit të dytë të Austrisë.
“Ne nuk ishim në lojën tonë. Fillimi ka qenë i mirë, por nuk e kemi pasur mbrojtjen e mirë as pas 2-0. Skuadra gjatë gjithë lojës nuk ka heshtur. Austria ka bërë një punë të mirë dhe në fund të ditës doli mirë”, ka deklaruar Foda në konferencën për media.
Tekniku gjerman pranoi se Kosova nuk ishte në nivelin e saj maksimal dhe se mungoi qartësia në lojë.
“Ne nuk ishim në limitin tonë, nuk kemi dhënë më të mirën. Përgjithësisht nuk kemi bërë lojë të qartë. Nuk kemi bërë në mbrojtje atë që e kemi si mbrojtje të zakonshme”, u shpreh ai.
Foda theksoi se Kosova nuk do të dorëzohet dhe se fokusi tashmë është te ndeshja e radhës ndaj Izraelit.
“Ne nuk do të dorëzohemi. Në këtë rast Austria ka qenë favorite. Ne do të punojmë edhe më tutje, do të punojmë për lojën me Izraelin”, tha trajneri i Kosovës.
Ai thotë se duhet të punohet më shumë në repartin e mbrojtjes, sepse sipas tij, nuk mund të marresh dy gola brenda një pjesëlojë.
“Është më rëndësi organizimi i mbrojtjes, duhet të punojmë në këtë drejtim. Nuk mund të ndodhë që brenda pjesës së parë të marrësh dy gola”, përfundoi Foda.
Kosova sfidën e radhës e luan kundër Izraeli pas tri ditësh në Debrecene të Hungarisë.

