Tuesday, September 29, 2026
HomeSportKosova pëson humbje nga Austria në Vjenë

Kosova pëson humbje nga Austria në Vjenë

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Austria me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Vjenë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët nuk arritën të përsërisin paraqitjen nga ndeshja e parë dhe u përballën me një Austri që gjatë gjithë takimit pati më shumë kontroll të lojës dhe krijoi më shumë raste shënimi.

Austriakët kaluan në epërsi në minutën e 23-të, kur Affengruber realizoi për 1-0. Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+2-të, Adamu dyfishoi avantazhin e vendasve.

Kosova pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme në pjesën e parë. Mundësinë më të mirë e pati Vedat Muriqi, por goditja e tij përfundoi mbi portën austriake.

Edhe në pjesën e dytë Austria ishte skuadra që kontrolloi ritmin e ndeshjes. Në minutën e 61-të, Chukwuemeka shënoi për 3-0, duke e bërë edhe më të vështirë rikthimin e Kosovës në lojë.

Dardanët arritën të shënonin vetëm një herë. Edon Zhegrova realizoi në minutën e 83-të, duke ngushtuar rezultatin në 3-1, që ishte edhe shifra përfundimtare e takimit.

Pas kësaj humbjeje, Austria kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Kosova mbetet me tri pikë.

Kombëtarja e Kosovës nuk do të ketë shumë kohë për pushim, pasi pas tri ditësh përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë.

Kosova ngushton epërsinë, shënon Zhegrova

(E përditësuar, 19:46)-Kosova e ka ngushtuar rezultatin në duel me Austrinë.

Austriakët dhe Dardanët u përballën në Vjenë në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Edon Zhegrova në minutën e 83-të realizoi nga pika e bardh për rezultatin 3-1.

Austria shënon edhe golin e tretë

(E përditësuar, 19:27)-Austria ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Kosovën.

Austriakët dhe Dardanët po luajnë në Vjenë në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Është Chukwuemeka, i cili në minutën e 61-të realizoi për rezultatin 3-0.

Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

(E përditësuar, 18:53)-Pjesa e parë e sfidës mes Austrisë dhe Kosovës është mbyllur me epërsinë e austriakëve prej 2-0.

Austriakët dhe Dardanët po luajnë në Vjenë në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Austria bëri paraqitje më të mirë në pjesën e parë, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe duke shfaqur disa herë e rrezikshme drejt portës sonë.

Ishte Affengruber, i cili në minutën e 23-të zhbllokojë lojën duke kaluar austriakët në epërsi prej 1-0, derisa Adamu në minutën e 45+2 dyfishoi avantazhin e nikoqirëve në 2-0.

Kombëtarja jonë në këtë pjesëlojë nuk ia doli të krijojë raste të mira për gol, ndonëse Vedat Muriqi kishte një mundësi mjaft të mirë, por që goditja e tij kalojë për transversalen e portës austriake.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Austria kalon në epërsi

(E përditësuar, 18:29)-Austria ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Austriakët dhe Dardanët po luajnë në Vjenë në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Affengruber në minutën e 23-të zhbllokojë lojën duke kaluar austriakët në epërsi prej 1-0.

Nis ndeshja Austri-Kosovë, Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Ka nisur përballja mes Austrisë dhe Kosovës.

Austriakët dhe Dardanët po luajnë në Vjenë në sfidën e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja jonë në këtë duel nuk do të mund të llogarisë së shërbimet e mbrojtësit Albion Hajdari.

Përballja mes këtyre dy kombëtareve pritet të jetë ndër më të vështirat në këtë grup.

Kosova hyn në këtë takim pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, të regjistruar tri ditë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa me fitore këtë edicion e ka nisur edhe Austria e cila mundi Izraelin me rezultat 3-1.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram