Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën, më 27 shtator, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Sipas IHMK-së, nuk parashihen reshje shiu gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.
Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte më të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.

