Kori i Filharmonisë së Kosovës do të performojë në ceremoninë hapëse të Javës së Bibliotekës në Kosovë, e cila zhvillohet të hënën, më 28 shtator.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Hajrullah Syla, ndërsa në program janë përfshirë vepra të kompozitorëve Akil Koci, Rafet Rudi, Valton Beqiri dhe Ko Matsushita.
Në koncert do të marrin pjesë edhe violinisti Festim Fanaj, pianistët Valton Beqiri dhe Lekë Salihu, si dhe baritoni Shaban Behramaj në rolin e recitatorit.
Ndërkaq, Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta nisë sezonin artistik 2026/2027 më 3 tetor, me një koncert që do të mbahet në orën 19:30 në Kishën Katolike “Shën Ndou”.
Koncerti i hapjes së sezonit do të drejtohet nga dirigjentja Marion Wood.

