Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia e Kosovës: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e mbajtur sot në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përfundoi rreth orës 17:50 në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

Sipas Policisë, janë ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e protestës në aspektin e sigurisë.

“Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në protestë dhe qarkullimit në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram