Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar ditën e 125-të të tubimit të tyre.
Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të tyre.
“Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike, e cila vijon prej 125 ditësh.

