Kryeministri Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje vizituan ndërtesën e re të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
“Vlera e përgjithshme e investimit është afër 18 milionë euro (17,980,000), nga të cilat afër 12 milionë euro (11,900,000) nga Bashkimi Evropian, 5 milionë e 80 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës dhe 1 milion euro nga Ministria e Arsimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore i Universitetit të Prishtinës, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër 14 mijë metrash katrorë.
“Nga ky projekt i përbashkët në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë, të cilët tashmë kanë ambiente bashkëkohore, nga inventari deri te pajisjet laboratorike, por edhe hapësira të bollshme përreth objektit”, vazhdon njoftimi.

