Saturday, October 3, 2026
HomeLajmeKosovëÇitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Dr. Anton Hofreiter, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, procesin e integrimit euroatlantik dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sipas Çitakut, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si një prej çështjeve të rëndësishme në agjendën ndërkombëtare të vendit.

Çitaku ka kërkuar mbështetje dhe vëmendje të shtuar nga Gjermania për Kosovën, veçanërisht në këtë periudhë që ajo e cilësoi si sfiduese.

Ajo ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në funksion të avancimit të proceseve euroatlantike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram