Monday, October 5, 2026
HomeSportKosova e dominon Austrinë po nuk fiton

Kosova e dominon Austrinë po nuk fiton

Kosova dhe Austria kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas një pjese të parë pa gola, “Dardanët” kanë kaluar në epërsi në minutën e pesëdhjetë e një përmes Baton Zabërgjës, por goli është anuluar për pozitë jashtë loje.

Kosova ka vazhduar të jetë e rrezikshme dhe në minutën e pesëdhjetë e katërt Edon Zhegrova ka goditur nga distanca, por portieri Alexander Schlager e ka ndalur topin.

Vetëm dy minuta më vonë, Veldin Hodza ka goditur me kokë, por Schlager ka bërë një tjetër pritje të shkëlqyeshme.

Në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, Franco Foda ka bërë dy zëvendësime, duke futur në lojë Milot Rashicën dhe Fisnik Asllanin në vend të Baton Zabërgjës dhe Vedat Muriqit.

Kosova ka vazhduar të kërkojë golin dhe në minutën e shtatëdhjetë ka kaluar në epërsi pas një aksioni të bukur.

Edon Zhegrova ka bashkëpunuar mirë me Fisnik Asllanin, ka hyrë në zonë dhe e ka shërbyer bashkëlojtarin, i cili me goditje të parë e ka dërguar topin në këndin e majtë për 1-0.

Rashica ka qenë shumë pranë golit në minutën e shtatëdhjetë e tretë. Ai ka kaluar dy kundërshtarë dhe ka goditur nga hyrja e zonës, por topi është përplasur në shtyllën e djathtë.

Në të njëjtën minutë, edhe Veldin Hodza ka goditur nga distanca, por Schlager ka bërë një pritje të jashtëzakonshme.

Kosova ka vazhduar presionin dhe ka krijuar disa raste të tjera, por në minutën e tetëdhjetë e pestë Austria ka arritur të barazojë.

Një rivënie e gjatë nga anësorja ka gjetur Sasa Kalajdzicin, i cili e ka devijuar topin me kokë, ndërsa Christoph Lang e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.

Në minutat e fundit, Kosova ka mbetur pa Milot Rashicën, i cili është lënduar dhe është zëvendësuar nga Meriton Korenica.

Në fund, Kosova dhe Austria janë ndarë me rezultat 1-1.

Kosova dhe Austria mbyllin pjesën e parë pa gola

Kosova dhe Austria kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e kanë nisur mirë ndeshjen dhe në minutën e nëntë kanë krijuar rastin e parë të rrezikshëm. Veldin Hodza ka goditur pas një krosimi në hyrje të zonës, por topi ka kaluar pranë shtyllës së djathtë.

Austria më pas ka marrë kontrollin e lojës dhe ka krijuar disa mundësi. Në minutën e dhjetë, Michael Gregoritsch ka goditur me kokë, por Amir Saipi ka reaguar mirë dhe e ka ndalur topin.

Në minutën e njëzet e pestë, Saipi ka bërë edhe një tjetër pritje të rëndësishme pas goditjes së Alexander Prass nga distanca.

Kosova ka provuar të rrezikojë përmes Vedat Muriqit dhe aksioneve nga krahët, por mbrojtja austriake ka qenë e kujdesshme.

Në fund të pjesës së parë, Austria ka pasur rastin më të mirë. Në minutën e dytë shtesë, Michael Gregoritsch ka goditur me kokë pas një harkimi nga këndi, por Saipi ka bërë një pritje të shkëlqyeshme dhe e ka mbajtur portën e Kosovës të paprekur.Kosova më kërkuese në pesëmbëdhjetë minutat e para ndaj Austrisë

Kosova ka qenë më kërkuese se Austria në pesëmbëdhjetë minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e kanë nisur më mirë takimin dhe kanë krijuar disa aksione drejt portës austriake.

Rastin më të mirë deri tani e ka pasur Veldin Hodza. Mesfushori kosovar ka goditur nga distanca, por topi ka kaluar fare pranë shtyllës së portës së Austrisë.

Kjo është përballja e dytë mes Kosovës dhe Austrisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar më 27 shtator në Austri, vendasit kanë triumfuar 3:1.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Austria është lidere e grupit me shtatë pikë. Republika e Irlandës dhe Kosova kanë nga katër pikë, ndërsa Izraeli ka një pikë.

Austria i ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar një, ndërsa Kosova ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.

Dardanët e kanë nisur këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Republikës së Irlandës, më pas kanë humbur 3:1 nga Austria dhe kanë barazuar 0:0 me Izraelin.

Austria, ndërkohë, e ka mposhtur Izraelin 3:1, Kosovën 3:1 dhe ka barazuar 2:2 me Republikën e Irlandës.

Sonte do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit, mes Republikës së Irlandës dhe Izraelit. Kjo përballje nis nga ora 20:45.Kosova – Austria, publikohen formacionet

Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Kjo do të jetë përballja e dytë mes Kosovës dhe Austrisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar më 27 shtator në Austri, vendasit kanë triumfuar me rezultat 3:1.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Austria është lidere e grupit me shtatë pikë. Republika e Irlandës dhe Kosova kanë nga katër pikë, ndërsa Izraeli ka një pikë. Austria i ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar një, ndërsa Kosova ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram