Wednesday, November 4, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të protestës

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të protestës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme u ka bërë thirrje protestuesve që po qëndrojnë para Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës.

Haxhiu ka thënë se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa ka theksuar se dhuna e dëmton kauzën për të cilën protestohet.

“E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë por edhe me legjislacionin në fuqi dhe si e tillë duhet të respektohet plotësisht. Nga kjo foltore, nga ky vend, nga ky institucion, si kryetare e Kuvendit dhe si u.d. presidente, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës sepse besoj të gjithë pajtohemi dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së por edhe atë të çlirimtarëve tanë”, tha Haxhiu.

Ajo rikujtoi se Kuvendi e ka votuar në parim projektligjin, duke e vendosur atë si pikën e parë të rendit të ditës së seancës.

“Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të ruajnë qetësinë dhe që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore”, tha Haxhiu.

Haxhiu u ka bërë thirrje edhe grupeve parlamentare që të përcjellin të njëjtin mesazh, duke theksuar se “as UÇK-ja e as çlirimtarët tanë nuk mbrohen me dhunë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram